Dienstag, 24. März 2020

Katër poezi nga Sadik Krasniqi

Sadik Krasniqi

SIMFONI MBI BAR

Si sytë e këtyre luleve
ma pe nurin e kurmit tim
pa gjethin e Evës në fundbarkun e trëndafiltë

gishtërinjtë e tu
në flokët
qafën e bardhë
gjinjtë e fundbarkun tim të ndritshëm

m’i puthe sytë
thimthat e ndrojtur
e thembrat e këmbëve që më sollën te ti

më thuaj
isha ashtu siç më ke menduar

edhe më magjike se fantazia ime për ty

ah sa qenkam dridhur deri te kjo fjalë
te kjo simfoni e afshtë mbi këtë bar

simfoni vetëm premierë

kurrë më

lamtumirë




IMAZH NË SHI

pini ju disa hurba kafeje
sa të shkoj deri te ajo mbrëmje
me atë shi të prajshëm

pas atij filmi që s´ia dita titullin
ecëm nën atë shi të urtë
e u ndalëm po te ky vend
ajo me gishtërinjtë e fildishtë
përmallshëm mblodhi flokët e lagura
fytyra dritë i bënte
kurrë s´é harroj atë bukuri
në ata sy

u puthëm u puthëm u puthëm
dridhërima kishte në gji

edhe në më pafshi me bisht syri
buza që më dridhet
e ndonjë lot në sy

bëhuni sikur nuk më vëreni

ah as filxhanin e kafesë
ende fare s´e kam prekur
se gishtërinjtë më paskan mbetur
në flokët e saj të lagura

në atë shi të vajshëm




BIE MUZGU

Ditëshkurtër
drita

grimcuar në çaste ritualesh

prekje reze
kalim shkallësh
ecje mbi urë
përtej lumit
me lule në dorë
deri te kopshti i të urtëve

sa çelë e mbyllë sytë
mbi flokët
na bie muzgu

e dashur
t´ia marrim
shpirtin e zi natës
prajshëm të marrim frymë
të puthemi përmallshëm
para se t´i mbyllim sytë

deri në një zgjim të ri
në mengjesin e zbardhur
me një fije reje të kuqe
si shenjë
e një dite të mirë




KORONA

Hyri edhe në karantinën e ëndrrës
me zërin e një të panjohuri
lexonte në një letër anonime
emra emra emra
aty këtu edhe emrat
e më të dashurëve tanë

me dorë prej ere
i grimconte ato letra
në mijëra copë
si flluska bore i hidhte në ajër

ato bëheshin engjej
e zbardhej qielli

Nidda, mars

2 Kommentare:

  1. Împărtășesc această mărturie partenerilor care suferă în relațiile lor, deoarece există o soluție durabilă.
    Soțul meu ne-a lăsat pe mine și pe cei 2 copii ai noștri pentru o altă femeie timp de 2 ani. Am încercat să fiu puternică doar pentru copiii mei, dar nu am putut controla durerile care îmi chinuie inima. Am fost rănit și confuz. Aveam nevoie de ajutor, așa că am făcut o cercetare pe internet și am dat peste un site unde am văzut că Dr Dawn acuna, un vrăjitor, poate ajuta la recuperarea iubiților. Am contactat-o ​​și a făcut o rugăciune și vrăji speciale pentru mine. Spre surpriza mea, dupa 2 zile, sotul meu s-a intors acasa si m-a implorat pe mine si pe cel al copilului. Așa ne-am reunit din nou și a fost multă dragoste, bucurie și pace în familie.
    Puteți, de asemenea, să contactați Dr dawn acuna, un puternic vrăjitor pentru soluții,
    *Dacă vrei să te reîntâlnești cu iubitul tău.
    *Dacă vrei vraja pentru a atrage un iubit.
    *Dacă vrei ca vraja să rămână însărcinată.
    *Dacă doriți vraja pentru a opri avortul spontan.
    *Dacă vrei vraja pentru a vindeca orice boală și altele.
    Contactați-o pe e-mailul ei de contact { dawnacuna314@gmail.com }
    WhatsApp: +2348032246310

    AntwortenLöschen
  2. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha me ish-të dashurin tim, isha aq i traumatizuar pa trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të fuqishëm, doktor Ediomo. , pasi i tregova për situatën time ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë të dashurin tim të kthehej tek unë. Në fakt, pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë në më pak se 48 orë. Ish i dashuri im është kthyer duke u lutur dhe duke më premtuar se nuk do të më lërë më. 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam dhe jemi të lumtur bashkë. Nëse keni edhe ju të njëjtën situatë ose situata të tjera sfiduese. Kontaktoni Dr Ediome. Ai është shumë i fuqishëm në marrëdhëniet e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    * Fito çështjen gjyqësore
    * magji për t'i bërë debitorët të paguajnë menjëherë
    *thyen obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    * infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magjitë e fatit
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shumë zotëri që ma ktheve përsëri ish të dashurin tim email-in tuaj: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420

    AntwortenLöschen