Freitag, 26. Juli 2019

Buqetë poetike nga Natrin Çoçka

Natrin Çoçka
Poetët janë të çmendur

Shkruajnë me zemrën që i buron vargjet si ujëvara,
E me mendjen të mbushur me mendime universale,
Për to heshtja flet,
Bën zhurmë,
E lë gjurmë,
As era,as uji si fshin,
Qendrojnë përjetë!

Ata janë të çuditshëm,
Sepse shprehen lirshëm,
Janë pa maska,
E kanë shpirtin qelibar,
E zemrën,mbushur me dashuri,
Ndonjeherë e trajtojnë me melankoli,
E vargjet i trajtojnë ëmbël si notat muzikore,
Më besoni,poetët janë të çmendur!


Vjeshtë pranverore

Gjethet u bënë pushtuese të tokës
Si ushtarë të plagosur në tokë të shtrirë,
Veç shiu s'po duket si trokitjet e portës,
Netët mbushen nga yje që duken si djaj me brirë.

Ndoshta nëna natyrë është cmendur,
Dielli përvëlues na vështron si tinëzar,
Dhe zogjtë në shtegtime s'kanë rendur,

Pranvera dhe vjeshta nga dashuria,s'janë ndarë!


Pylli i zhurmshëm

Vrapoj në rrugët ku shiu troket si i marrë,
Aty ku pemët kanë ulur kryet e lagen nga lotët e qiellit,
Në pyllin që s'ka parë dritën e diellit,
Retë mbetën vetëm,me sytë e pa tharë!

Vallë dhe perëndia trishtohet?
Pse vallë,ajo jeton në parajsë?
Ashtu si njerëzit mërzitet pa shkasë,

Me një buzëqeshje çdo gjë harrohet!


Çmenduri në hapësirën pafund

I imi është qielli në errësirë,i imi,
Shëtis ne rrug boshe pa dritë,
Me yjet që zbresin nga qielli,
Shpreh një dëshirë,
Shpresë për një plotësim ëndrre,
E lodroj me imagjinatën e tejskajshme,
Më duket sikur rrethohem nga retë,
Dhe pse errësirë.

Nata pus e zezë fsheh hapat e sigurtë,
Një fëmijë gjendet pranë hënës,
Dielli e solli kur po perëndonte,
Me heshtjen luan ,
Në boshllëk marrosem,
E i vendos titull të denjë për një roman,
Ketij udhetimi te çuditshëm,

Mirëserdhët në çmendurinë në hapësirën pafund...




Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen