Donnerstag, 14. August 2025

Vera GJONAJ : MËRGIMTARE PO ME ZEMËR NË SHTËPI

Vera GJONAJ











 MËRGIMTARE PO ME ZEMËR NË SHTËPI


Çdo mëngjes zgjohem me mall në shpirt

Për vendlindjen time, për dheun e lirë

Më flet toka ime nga largësia

Më thërret si nënë, më përshëndet si bija


Por jam këtu  në një tokë të huaj

Me burrin tim, me fëmijët që dua

Kemi ardhë bashkë,  jemi rritë me mund

Por kemi qëndru si gurë në fund


Çdo kafe që pi më sjell ndër mend

Buzëqeshjet e prindërve  sofrën e vendit tem

Më del fjala e tyne e drejtë si drite:

“Mos u josh prej fjalëve  shiko çka bëjnë njerzit.”


Kur hedh një hap mendoj me mall

Si janë vëllezërit, a më kanë ndërmend vallë?

Po malli s’më thyen se kam krah për krah

Burrin që më dha besë dhe kurrë s’u nda


Fëmijët i kam si syte e ballit

Janë rritë me mu , s’janë larg prej shpirtit

Kjo është pasuria që më mban në këmbë

Me ta çdo ditë më kthehet vendi n’mend.


E kur më thërret hidhërimi me fjalë

Më vjen në zemër mbesa  lule e bardhë

Ajo më jep shpresë, më jep një dritë

Se rrënjët tona nuk treten me ditë.


Fjala “familje” është gur i rëndë

Fjala “gjak” është flamur që s’bie në dhe.

Morali i mirë fjala e drejtë

Na mban të fortë, na bën të shenjtë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen