![]() |
| Vera GJONAJ |
MËRGIMTARE PO ME ZEMËR NË SHTËPI
Çdo mëngjes zgjohem me mall në shpirt
Për vendlindjen time, për dheun e lirë
Më flet toka ime nga largësia
Më thërret si nënë, më përshëndet si bija
Por jam këtu në një tokë të huaj
Me burrin tim, me fëmijët që dua
Kemi ardhë bashkë, jemi rritë me mund
Por kemi qëndru si gurë në fund
Çdo kafe që pi më sjell ndër mend
Buzëqeshjet e prindërve sofrën e vendit tem
Më del fjala e tyne e drejtë si drite:
“Mos u josh prej fjalëve shiko çka bëjnë njerzit.”
Kur hedh një hap mendoj me mall
Si janë vëllezërit, a më kanë ndërmend vallë?
Po malli s’më thyen se kam krah për krah
Burrin që më dha besë dhe kurrë s’u nda
Fëmijët i kam si syte e ballit
Janë rritë me mu , s’janë larg prej shpirtit
Kjo është pasuria që më mban në këmbë
Me ta çdo ditë më kthehet vendi n’mend.
E kur më thërret hidhërimi me fjalë
Më vjen në zemër mbesa lule e bardhë
Ajo më jep shpresë, më jep një dritë
Se rrënjët tona nuk treten me ditë.
Fjala “familje” është gur i rëndë
Fjala “gjak” është flamur që s’bie në dhe.
Morali i mirë fjala e drejtë
Na mban të fortë, na bën të shenjtë

