Dienstag, 11. November 2025

Seveme FETIQI : Buqetë poetike

Seveme FETIQI
 









PRITJA

Një shekull 

zhgënjimesh

Atmosfer e dehur

Në vetmi 

Dashuria 


FJALËT E QELQIT 

(hakmarrje fatale)

Të kam lutur ty

Përmes tejdukshmërisë

Mos më thyej

E pastaj me duar pendimi

Mos më mblidh

Me mprehtësinë 

E copës sime të thyer

Do të të lëndoj 

Me gjakun tënd 

Që do të rrjedhë nga plaga

Do të më skuqet shkëlqimi

E vogël si një kokërr kripe

Në mish do të të ngjitem

Nuk lejoj të verbohem

As të copëtohem

Dhuratë e ke


VARGJE ÇASTI DHE MALLI 

Vjeshtave të brishta

Frutat bien

Të rënduara

Nga ëmbëlsia

Kalben pa u vjelur

Dëm stine

Janë harruar

I dorëzohen tokës

Rrudhen si shpirti

Tronditur vetmie

Si zonjat 

Që mbeten zonja

Edhe kur iu bie vathi

nga veshi

e veshin e kanë në vend 

O Zot

Këto trungje sot 

po zhveshen pa turp

Presin pranverën


PA TITULL

(Ali Podrimjes) 

Tokë nuk pate me nda

Dhe me vdekë na mësove

Kur qençe jetonim

Edhe me shá të kishte hije

Kur vuaje për atdheun 

Aty ku hijet e vdekjes

Mbulonin Kullën tënde

Çdo klithje e jotja

Linte gjurmë në Botë

Dhe zgjonte revoltë shqipesh

Shtratit të Lumit 

Tu shkrumbuan fjalët zjarrmi

Kur vdekjen e tij e mashtroje me poezi

Derisa i tregoje tregime për ShansElizen

Njerëzve pa atdhe

Kur i harron edhe Zoti

Metrove pamëshirë

Ju fale ´i copë

Tokë-qiell

Ta bëjnë edhe dekën aty

Dhe fundi yt 

S´është maja e Ajfelit

Në majë të saj

Udha jote qiellore

E pastaj 

E pastaj

I hyhet Pyllit

Tepër pak

Buzëqeshje

Dhe fytyra

Një copë akull

Karajfilin në buzë

Ta shkrumboi hija e mallit

Në shuplakë të Kosovës

Fjongo e zezë pikëllimi

Loti në pentagramin vajtues

Evropa bukuri prej gjarpëri

Ku lexohen sytë e shkruar të ëndrrës

Për lamtumirë që të takohemi 

Përjetësisht në vargun Tënd

Ku qëndron ti gjithmonë i ri

Donnerstag, 14. August 2025

Vera GJONAJ : MËRGIMTARE PO ME ZEMËR NË SHTËPI

Vera GJONAJ











 MËRGIMTARE PO ME ZEMËR NË SHTËPI


Çdo mëngjes zgjohem me mall në shpirt

Për vendlindjen time, për dheun e lirë

Më flet toka ime nga largësia

Më thërret si nënë, më përshëndet si bija


Por jam këtu  në një tokë të huaj

Me burrin tim, me fëmijët që dua

Kemi ardhë bashkë,  jemi rritë me mund

Por kemi qëndru si gurë në fund


Çdo kafe që pi më sjell ndër mend

Buzëqeshjet e prindërve  sofrën e vendit tem

Më del fjala e tyne e drejtë si drite:

“Mos u josh prej fjalëve  shiko çka bëjnë njerzit.”


Kur hedh një hap mendoj me mall

Si janë vëllezërit, a më kanë ndërmend vallë?

Po malli s’më thyen se kam krah për krah

Burrin që më dha besë dhe kurrë s’u nda


Fëmijët i kam si syte e ballit

Janë rritë me mu , s’janë larg prej shpirtit

Kjo është pasuria që më mban në këmbë

Me ta çdo ditë më kthehet vendi n’mend.


E kur më thërret hidhërimi me fjalë

Më vjen në zemër mbesa  lule e bardhë

Ajo më jep shpresë, më jep një dritë

Se rrënjët tona nuk treten me ditë.


Fjala “familje” është gur i rëndë

Fjala “gjak” është flamur që s’bie në dhe.

Morali i mirë fjala e drejtë

Na mban të fortë, na bën të shenjtë

Mirushe H.MUSA : Flasin pushkët, flasin shpatat

Mirushe H. MUSA


 










Flasin pushkët, flasin shpatat !


Për mes vargjeve zbrita malet,

Dhe bilbilat me këngë t'rapsordëve,

Deti kendon himnin me dallgë, 

Era fletë metologjinë e moçme. 


Nis lahuta ne mure të oxhakut,

Me i kënduar këngët kreshnike,

Flet mbi vargje me plis plaku,

Për tokat tona historike. 


Rrëfejnë bjeshkët rrufetë qiellore,

Për Perënditë e të parëve pagan,

Për kreshniket me gjoks shkëmbi ,

Që gjuhën shqipe ata na e lanë.


Në kulla baroti me frexhi të larta, 

Flasin pushkët, flasin shpatat,

Gurët rrëfejnë,besën e shqiptarit,

Si trimat u ngriten edhe nga varri.


Hapen portat në ballë të kalasë,

Baladat e moçme nuk kanë fund, 

Dhe gojëdhënat rrefejnë legjendë,

Nusja e besës qëndron mbi Bunë .