Samstag, 16. Juli 2022

Selvete Abdullahu - Buqetë poetike

Selvete Abdullahu

   Selvete Abdullahu

NATA GJURMËT I BRAKTISË


Mëngjesi ishte me mjegull

Gjurmëve ec me ëndrrën

E fitova dritën

Dhe i këndova jetës

Natën prapë më zuri ankthi

Mëngjesi në ëndërr

Shndrit e llahtuar

Mesdita ftohtë hyri

Në këngën e pathënë

Labirinteve të errësuara

Provokova të gjitha bashkë

Për t’i lexuar

Dhembjet e tua njeri.


MALLENGJIMI


Zjarr ethe dhe ankth

Të shohësh veten helm në pritje

Që pushton qenien e njeriut

Në dhera të huaj

Të jetosh larg tokës tënde

Të mos takosh dot njerëzit e tu

Të rrish vetëm me javë e muaj

Si mund t’i  harrosh vitet e mërgimit

O zot mos më verbo

Edhe atëherë kur të kthehem

Nuk di a t’i takoj të gjithë

Mall i zjarrtë kaplon zemrën time

Shpërthen e s’kapërcen dot

As di kur do t’ju shoh

Më kot pyes veten

Më kot prehem në kujtime

Si e humbur nga mallëngjimi.


 LOTI I MELANKOLISË


Dua të m’i ndjeni lotët

Dhe jetën time të përvuajtur

Që bie si rreze dielli

Përpara fushës së ëndërrimit

Që kërkon lotët e mi

Për ta kthyer gëzimin


Diku lot diku gaz

Mes zënkave të qiejve

Dhe syve melankolikë


Kur mendoj udhët

Më del përpara jetë e hidhur

Mbledh copërat e mallit

Si ndihmat humanitare.


A DO TË MË MUNDË HARRESA


Për pak dritaret i shpoi shigjeta

Pak kisha nuhatur gjërat


Mbrëmja mbylli qerpikët e plogësht

Harresa u zhyt në vetvete

Isha bërë gati të shtegtoja


Dhe shtegu mbeti i ngurosur

Se shpresa mbeti e fundit

Të dëftojë prejardhjen e dhembjes

Një blend i flokut rrëshqiti

Me pahir u loz valsi nën dritën e hënës

Loti shihej në sytë e nënës


A do të mundë dot harresa

Thellë në turbullirën e mëngjesit

Gjeta nënën duke pohuar me kokë


Larg jemi nga bota.


STUDENTËT E PRISHTINËS


E di që Prishtina sot u gëzua

Dhe në natën pa hënë

Nisi hidhërimi


Çfarë të bëjë me tmerrin


Rrugëve të Prishtinës

Studentët ngarendnin në protestë

Ndërsa mua më digjej shpirti


Ma vodhën zjarrin e lotin

Mbi ne u vërsul kolonë policësh

Trishtimi mbuloi qytetin


Britma lëndime që s’kanë fund

Nën flakën e dashurisë

Qiejt i lëkundën duke ëndërruar lirinë


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen