Montag, 17. Juni 2019

Ramije Ukaj - Buqetë poetike

Ramije Ukaj
DITËLINDJA PA BUZËQESHJE

Jemi larg dhe jemi afër
Sikur lulet në një saksi
Koha vjen e nuk ndalet
Malli më shtohet veç për ty

Jemi larg dhe jemi afër
Këngë e vaj i kemi bashkë
Në djep të njëjtë kemi ëndërruar
Në vend nëne ty të kam dashtë

Jemi larg dhe jemi afër
As në ditëlindje më nuk vjen
M`le pa fjalë e pa buzëqeshje
Zëri yt tek ti më shpien

Jemi larg dhe jemi afër
Nga Prizreni në Prizren
Unë do të vij se jam më e vogël
N`zemrën time aty ke vend

Jemi larg dhe jemi afër
Ditë për ditë po shtohet vetmia
Këngë e vaj prapë i bëjmë bashkë
Le të mbretërojë dashuria.

PSE

Sa herë vinte ai këndej
Vishesha me ngjyrën e dashurisë
Me fije floku lidhja rruazat në ballë
Dhe luanim valsin e lumturisë

Sa herë shkoja unë andej
Zemra më mbushej plot mall
Si vrapuesja e Prizrenit fluturoja
Dashurinë ta mbajmë gjallë

Sa herë nuk vjen ai këndej
Dhe lulet thahen në pranverë
Ç`do gjë vishet me ngjyrë të ftohtë
Pos hijes sime që e pret në derë

Sa herë nuk shkoj unë andej
Dua lumëbardhi që t`më vërshojë
Buzëtharë e flokëshprishur
Pres ylberin që t`më ngushëlloj.

HESHTJA IME

Kurrë s`do të arrijë që të flasë
Për një gërshet të këputur
Shpesh fjalët më zihen mes veti 
Më fajësojnë për pullën e humbur

Kot më pyesni kah i bien kujtimet
Dhe vitet që shkuan në harresë
Askush nuk e di kah vajtën ato
Pos lotit që pikoi në shpresë

Kurrë s`do të arrijë që të flasë
Se si e mbajta shpirtin gjallë
Vetëm hëna e re nëse tregon
Në zemrën time sa kam mall

Kot më pyesni kah i bie ujëvara
Ajo rrugë nuk vjen kah unë
Veç heshtja ime do t`ju flas
Jam më e vogla që ju dua shumë.

GËRSHET I SHPRISHUR

Sa herë bie shi në pranverë
Ma kujton vonesën tënde
E unë kot e shprish gërshetin
Para pasqyrës në mbrëmje

Sa herë del ylberi pas shiut 
Zemra më mbushet plotë mall
Flokëshprishur e zemërthyer
Pres puthjen tënd t`më çmall

Sa herë flokët m`i merr era
Duke vrapuar kah ardhja jote
Prapë takohem me vetveten
Diku kah fundi i kësaj bote

Sa herë e shprishi gërshetin
Dhe kujtimet i lë pa gjumë
Shpesh hëna më ngushëllon
Derisa të mbërrish tek unë.

NGA ALBUMI I VETMISË

Asgjë nuk prisja më tepër 
Sall flokët t`mi shprishi era
Kërkoja shtegun kah vetvetja
Para se të vjen pranvera

Vetëm heshtja më ngushëllonte
Dhe shpirti që më mbante gjallë
Si kënga kur bëhet me lot
Në zemër kisha shumë mall

Asgjë nuk prisja më tepër
Veç udhës së qumështit tim
Ndoshta dikujt do t`i kujtohem
Nga ëndrrat në djepin jetim

Vetëm hija ime më shoqëronte
Dhe kështu dolëm nga vetmia
Tani vallëzojmë me vargun tim
Që buron nga plagët e mia.



1 Kommentar:

  1. Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR EDIOMO, një magjistar i fuqishëm që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 maj 2022 për të parë se si mund të rivendosja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR EDIOMO. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR EDIOMO Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR EDIOMO për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :drediomo77@gmail.com
    Whatsapp: +2349132180420 / +2348106541486

    AntwortenLöschen