Donnerstag, 22. November 2018

Fejzë Demiri - Buqetë poetike


Fejzë Demiri

Pambarim kohe

Po të kthehej koha pas
Në një pikë që unë kisha dashur
Nuk do ta lëja kohën nga këtu te ikën
Do të rifilloja prapë me ty 
E do të vazhdoja deri në pambarim
E kur koha të përfundonte 
Do të thoja: ende s’jam ngopur, unë me ty!


Për ty

Për ty 
Do t’i fikja të gjitha dritat
E do të qëndroja në errësirë
Do të fikja edhe qiriun e fundit, flakëndezur
Shpirtrash 
Se më as drita s’do të ketë kuptim pa ty

Të pres

Nëse një ditë do të vish shkujdesur
Me hapat e padukshëm të kohës regëtimë
Të pres, takohemi tek vendi
Aty, ku i çmenduri mund çmendurinë.
Do të vij

Do të vij një ditë

Lotët të t’i heqë
Do të bëhem buzëqeshja jote
Edhe pse s’do të  jem me ty 
Do të jem në hapat e tu 
Më lejo të lutem 
Gjumi yt të bëhem.

Pa fjalë

Do të takohemi sërish
Netëve nuk do t’u besojmë si më parë 
Mërzinë do ta ngulfasim në shishe 
E kohës le t’i kthehemi pa fjalë.

Dritë e verbër

Nuk është errësira
Që nuk më la për të parë
Është drita ajo 
Që m’i verboi sytë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen