Haki MORINA |
ANTIGONA E NENES
(Dëshmores së kombit Antigona Fazliut)
Kush të lindi ty
ty moj Antigona
cila dashuri
e trojeve tona.
Për ty e vogla e nënës
me ftyrën si hëna
me shumë se për tjerat
merak pati nëna.
Luftove për votrën
për të ardhmën tonë
n'krah me Ilaz Kodrën
ti moj Antigonë.
E paepur ishe
trime nga Drenica
n'zemër tënde kishe
gjak nga Shotë Galica.
Kur s'pat më fishek
barot kishe brenda
flakë u bëre vet
krejt si në legjenda.
Lulëkuqe e Kosovës
monument në zemrën tonë
Antigonë e kohës
e pavdekshmja jonë.
LULEKUQJA E ATDHEUT
(Dëshmores së kombit - Hyre Eminit)
Në një pjesë të Shqipërisë
te Tahiri atje shkove
ktheve sytë drejt lirisë
me atdheun u martove.
Ti je këtu dhe s'ke ikur
je këtu tek dashuria
edhe sot si dikurë
je si vet Shqipëria.
Oj stërmbesa e Skënderbeut
ti qe kishe sytë e zjarrit
je Lulëkuqja e Atdheut
luftetare e Adem Jasharit.
KOLE MIRDITA I ZLLAKUQANIT
(Dëshmorit të kombit Kolë Mirdita)
Tek dera e asaj shpie
nëna ne qafë të dha uratë
të uroj si nënë Shqipërie
të luftosh siç luftojnë burrat
Dhe u nise nëpër shtigje
sy e zemer plot me zajrrë
atdheun preke nëpër brigje
nëpër trupin e tij të vrarë
Nga vatani drejt vatanit
në ato rrugë të atdheut
Kolë Mirëdita i Zllakuqanit
si stërnipi i Skenderbeut
Me pushkë n'dorë në krye të togut
në mes të rrugës atë natë
re atje në Rrasë të Zogut
t'a preu ëndrrën një granatë
Amanetin ti o trim
n'gjoks e mbajte me Uratë
mbajte fort atë premtim
dhe re si burrat atë natë
ATA JANE SOT NJE KURORE
(Ermirit dhe Edones)
Erdhën shpejt në pjekuri
oh sa shpejt ata u rritën
vrullshëm hynë në dashuri
bashkë me kohën që e pritën
Në studime shtatin zgjatën
nëpër puthje kapën vitet
ajo hënë zbardhi natën
e ai diell ndriçoj ditet
Të patrembur udhëtuan
thellë në pyellin e çmendurisë
nëpër grindje u pajtuan
nëpër shtigjet e dashurisë
Sikur ndjenja që s'ka fund
ata janë sot një kurorë
qielli i kaltër i përkundë
mbi re te bardha si dëborë
HYSNI RAMAJ E KISHTE EMRIN
(Deshmorit -Hysni Ramaj)
Ai brenda ishte mbushur
plot me dashuri dhe zjarrë
për vendin e tij të bukur
për malet e fushat me barë
Atdheun ai e deshti shumë
shumë më shumë se vetvetën
sytë e tij nuk kishin gjumë
për drejtësinë dhe të vertetën
Në atdheun plot me brenga
ai u nis me dashuri
ta shëroj nga plagtë e rënda
gjak ti jap nga gjaku i tij
Hysni Ramaj e kishte emrin
zemra e tij ish plot Shqipëri
hapin kishte të patrembur
zjarrë villte pushka e tij
E pakapshme është mundësia
i pafjalë është tregimi
sa t'është gjallë Shqipëria
do të jetë gjallë dhe kujtimi
TI JE FRYME E PANDERPRERE
(Kushtuar prof. Xhemajli Berishes)
Për atdheun tonë të lirë
ishe si devotshmëria
kishe veç një dëshirë
ajo ishte Shqipëria
Me veprime e ligjërime
faren ti ia hodhe tokës
ishe rreze në agime
nëpër fushat e Kosovës
Kur e kuqe t'u bë kmisha
kur të vrisnin ata horra
gjaku yt Xhemajli Berisha
gufoj krejt si lulebora
Kur të hodhën nga dritarja
nga dritarja ty për tokë,
me vetëdije ndodhi ndarja
për të ruajtur ata shokë
Vitet po kalojnë Hero
e nuk humbesh asnjëherë
je rreth nesh oh je kudo
ti je frymë e pandërprerë
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen