Sheremet Prokshi |
Nga Sheremet Prokshi
Më datën 09 shtator 2016 u mbajten Takimet Tradicionale Letrare “Ora e Tahir Deskut”, nën patronatin e kryetarit te komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Drejtorisë se kulturës, Kristina Lazri, me organizim të Klubit te Shkrimtarëve "Vorea Ujko" në Klinë.
Në mesin e shumë krijimeve letrare qe kishin arritur prej krijues nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Norvegjia dhe Lugina e Preshevës për konkursin e ketij manifestimi letrar juria e përberë nga:
Kryetar: Idriz Berisha
Anetar: Sherif Bllaca
Anetar::Rexhep Abazi,
nderoi Shkrimtarin dhe publicistin Sejdi BERISHA, me Çmimin Letrar “”Ora e Tahir Deskut” për veprën letrare më të mirë të botuar brenda dy manifestimeve.
Krijuesi Sejdi Berisha u nderua me këtë çmim për veprën me poezi, “Në lumë bie shi”.
Kurse për poezi u shpërblyen: Migena Arllati, Çmimi i parë Rrahman Hyseni, Çmimi i dytë; Hysen Berisha, Çmimi i tretë
Përkitazi për librin “Në lumë bie shi” foli shkrimtari, studiuesi dhe kritiku letrar, Prend Buzhala.
Shkrimtari Sejdi Berisha duke e pranuar Çmimin nga Kryetari Sokol Bashota |
Poezia që mori Çmimin e parë
MOTIV MONOLOGU
(kushtuar Tahir Deskut)
Kosova nuk mund të flerë e robëruar!
Ish plot llavë Pompei i saj
netëve të hirta
mëngjeseve të errëta
kur vullkani vrastar
merrte përpara gjithë ҫ’gjente
Ti shkruaje shqiptarisht,
zemrën dhe pendën ngjyrosur kuqezi,
në ditë - natën e madhe
popullit tënd i veshe këmishën e përjetësisë
Monologu me ty nuk mbetet heshtur
Ag lirie vezullove mëngjeseve të bardhë,
tokës mbushur lule, mbjellë me dëshmorë,
me të artat gërma i ngrite piedestal
Një valle engjëjsh të morën në krahë,
ata e dijnë mirë vendin ku e ke,
parajsë për ty Kosova e lirë
nuk kishe hartë për tjetër mëmëdhe
Elegjia ime kthehet në këngë kujtimi
një muzë vargjesh që fletët ndërron,
motiv i rilindur nga gjak i patharë
jehon kumt të moҫëm nga moti në mot!
Migena ARLLATI
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen