DO VIJ NË PRISHTINË
Një ditë do vete në Prishtinë,
A Prishtina do vijë tek mua !
Do shkoj së bashku me poezinë,
Me këngën Labe që shumë e dua.
Me këngë do ngjitemi në skenë
Dhe valle do hedhim me vëllezrit,
Së bashku me pushkë dhe penë,
Së bashku dhe skenën e ndezim.
Ne dimë si vëllezër të bashkohemi,
Tej t’i flakim vitet që na ndanë...
Gjuhës e mëmëdheut t’i gëzohemi,
Flamurit të Gjergjit që na mbanë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen