Druvari një qytetar i
varfër shkonte çdo ditë në mal për ta ngarkuar me dru gomarin e tij e drutë e
ngarkuara mbi shpinën e gomarit, pastaj i shiste zejtarëve në qytet, kjo ishte
mbase lufta për ekzistencë në vështirësinë për t`i siguruar familjës një cope
bukë.
Një kohë të gjatë në jetën e tij familjare do të mbetej kjo gjendje ekzistuese në kthetrat e mjerimit
e varfërisë. Megjithëse në ndjenjën e tij të fshehur mohonte vesin e keq
shfrytëzimin e kafshës që mbante mbi kurriz barren e rëndë të druve, por jeta e
kishte bërë të tillë se ai dhe gomari
ishin vetëm për të ulur kokën e për të punuar, kështu ai besonte se e
ardhmja do t`i sillte diçka më të mire, më të bukur, pavarësishtë se ajo i
shfaqej e turbullt.
Me këto ndjenja të përziera niset për në mal, duke ecur më
në thellësi të pyellit afër një shkëmbi sheh një cope metali që shkëlqente
shumë, i afrohet dhe pyet veten si është e mundur që shkëlqen kështu? Për këtë
shprehet i gëzuar se ka gjetur një cope metalike prej ari?!
Ashtu i gëzuar
ngarkoi gomarin me dru e u nis drejt qytetit, pasi shiti drutë, shkoi të
Samarxhiu për ta riparuar samarin e gomarit, duke biseduar me Samarxhiun nxori
pllakëzën e arit, e po e pyet këtë zotëriun:
- A thua sa lira bënë kjo copë
prej ari?
E mori Samarxhiu e shikoi duke e rrotulluar nëpër duar copëzen prej
ari dhe po i thoshte druvarit:
- Ma merr mendja se duhet të ketë vlerë nja 5
lira?!
Pasi kreu punë të Samarxhiu, Druvari vazhdoi rrugën nëpër qytet dhe hyri
tek një arëpunues dhe i dha copën prej ari duke i thënë:
- Më trego sa lira ka
vlerën ky ari?
Arpunuesi e hodhi në peshore copëzën e arit e në çast ju drejtua druvarit:
- Ky ari ka vlerën e 95 lirave.
Druvari mbeti i habitur dhe ju
drejtua, arëpunuesit:
- Si more mos e ke gabim?! Po pak çaste më pare isha te
Samarxhiu e ai i dha vlerën 5 lira copzës së arit!
Arëpunuesi ia këthen druvarit:
- Lëre ore samarxhin, po ku di ai ç`është vlera e arit...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen